E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kancelari austriak: Jeta nuk është si dikur
Bota

Kancelari austriak: Jeta nuk është si dikur

Kancelari austriak foli për një hap të parë drejt normalizimit. Kufizimet e daljes megjithatë mbeten dhe njerëzit duhet të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia.

53050508_303
Austria ka liruar, sipas planit, masat e rrepta në krizën e Coronas. Kancelari austriak Kurz tha në një konferencë shtypi se kjo ishte e mundur sepse numri i infeksioneve ka qenë në rënie. Ai foli për një gjendje të re normale. Jeta vërtet nuk është si dikur, por të paktën mund të bësh një hap të parë drejt hapjes, tha ai.Në mënyrë të veçantë, kjo do të thotë që dyqanet e vogla si dhe tregjet e ndërtimit dhe të kopshteve mund të hapen përsëri.

20 metra katror hapësirë për çdo klient

Tregtia duhet të garantojë që çdo klient të ketë së paku 20 metra katror hapësirë. Deri të paktën në fund të prillit, njerëzve në Austri u lejohet të dalin në rrugë në kushte të caktuara: për shembull, të bëjnë pazar ose të shkojnë për shëtitje, të kujdesen për nevojtarët ose të bëjnë punë të rëndësishme.

Kufizimet e daljes megjithatë mbeten, dhe sipas Kurz-it, njerëzit duhet të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia. Sa më shumë liri të jetë e mundur, sa më shumë kufizim që të jetë e nevojshme, ky është udhëzimi për javët dhe muajt e ardhshëm.

Ministri i Shëndetësisë Rudolf Anschober e sheh hapin e parë drejt hapjes si konfirmim të strategjisë për të mbajtur sa më të ulët numrin e të sëmurëve, por thekson: “Tani faza e dytë është një sfidë shumë e madhe. Sepse është e rëndësishme të mundësohet një hapje e sigurt, e kontrolluar, graduale, etj. pa u rritur shifrat”.

Sipas kancelarit të Austrisë, zhvillimi do të monitorohet nga afër: “Po të ecin shifrat në drejtim të gabuar, ne do të tërheqim frenën e urgjencës,” tha ai.

DW
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.