E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kandidati i “BF”, Arjan Hoxha: Rezultati i paracaktuar me anë të leximit të elektronik, kërkojmë ngritjen e një komisioni të pavarur
Politikë

Kandidati i “BF”, Arjan Hoxha: Rezultati i paracaktuar me anë të leximit të elektronik, kërkojmë ngritjen e një komisioni të pavarur

Kandidati i “BF”, Arjan Hoxha ka deklaruar se rezultati në Kamëz ishte i paracaktuar me anë të leximit elektronik. Në protestën para KQZ-së, ai tha se do të kërkojnë ngritjen e një komisioni me grup ekspertësh të pavarur dhe të huaj.

Arjan Hoxha shtoi se gjendja në Kamëz është dramatike dhe qytetarët atje nuk arrijnë ta besojnë dot rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit.

Arjan Hoxha: Kemi trokitur në çdo derë gjatë kësaj fushate, kemi gjetur mbështetjen e tyre. Sot të shkosh në Kamzë është gjendje dramatike, askush nuk e percepton dhe askush nuk e beson rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit. Nuk ka logjike elektorale as perceptim publik. Një rezultat i paprecedentë që nuk justifikohet në asnjë lloj zgjedhje e pritshmërie.

Është rezultat i paracaktuar me anë të leximit të elektronik.

Do kërkojmë të ngrihet një komision me grup ekspertësh të pavarur dhe të huaj.

Po ngremë zërin sepse kjo nuk i shërben vetëm Kamzës por gjithë Shqipërisë.

Është formulë dhe rezultat i paracaktuar. Qytetarët e Kamzës e ndjejnë veten të tradhtuar, asnjë prej tyre nuk ndihet i përfaqësuar me vullnetin e tyre të lirë. Nuk i heq pikë as presje intimidimit dhe presionit. Administrata është turrur si lukuni ditën e votimit, nga drejtorë që kanë mbushur xhepat janë futur brenda qendrave të votimit. Ka patur presione e intimidime.

Cilat janë faktet konkrete?

Arjan Hoxha: Kemi pamje filmike, shkëmbime në komunikim dhe Ëhatsapp.

Kemi fakte që thonë votova 3 e më doli 1. Kishe20 patronazhista dhe aktivista brenda qendrës së votimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.