E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kanë viruse të fshehura, këto janë aplikacionet që duhet t’i fshini menjëherë nga smartfoni
Lajme

Kanë viruse të fshehura, këto janë aplikacionet që duhet t’i fshini menjëherë nga smartfoni

Pas një testimi të realizuar kohëve të fundit, rezulton që shumë aplikacione të njohura për smartfonët që operojnë me Android janë të mbushura me viruse.

Me qindra aplikacione të dëmshme që mund të gjenden në Google Play janë zbuluar nga firmat e testimit për virus ‘AV-Comparatives’.

Zyrtarët e tyre të sigurisë analizuan 250 aplikacione Android dhe rezultatet ishin befasuese.

Ndër te tjera në rezultatet e testimit shkruhej:

Disa nga produktet e sigurisë në Android gjatë testit tonë bllokuan aq pak nga mostrat e viruseve, sa që nuk e meritojnë të quhen të sigurta”.

Nga 250 aplikacionet e testuara, vetëm 23 prej tyre treguan një shkallë zbulimi prej 100% të detektimit të viruseve.

Ajo që binte më shumë në sy ishte fakti se mes aplikacioneve me siguri të dobët futeshin edhe ato që mbanin vlerësime me 4-5 yje në ‘Google Play’.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.