E enjte, 29 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kaney West ‘pa filtra’: Rama, faleminderit që ndërtove stadiumin për mua
Bota

Kaney West ‘pa filtra’: Rama, faleminderit që ndërtove stadiumin për mua

Artisti i njohur ndërkombëtarisht Kanye West, i njohur edhe si “YE”, ka reaguar për herë të parë pas koncertit të mbajtur në Tiranë, duke falënderuar publikisht kryeministrin Edi Rama dhe shqiptarët për mikpritjen.

Përmes një postimi të shkurtër në rrjetin social “X”, West shprehu mirënjohjen për organizimin e eventit, duke lënë të kuptohet se për koncertin e tij ishte ndërtuar një stadium i dedikuar.

“Faleminderit Edi Rama dhe gjithë Shqipërisë që ndërtuat një stadium dhe më mirëpritët në vendin tuaj të bukur”, shkruan artisti.

Ky reagim ka rikthyer në vëmendje debatet e forta që shoqëruan organizimin e koncertit, i cili u përfshi në polemika të shumta për shkak të ndërhyrjes së qeverisë dhe përdorimit të fondeve publike për garantimin e zhvillimit të tij.

Sipas raportimeve, vetëm pak ditë para eventit ishin shitur rreth 25-30 mijë bileta, ndërkohë që një numër i konsiderueshëm mbetej ende i pashitur. Për të shmangur dështimin e koncertit, qeveria ndërhyri duke blerë pjesën e mbetur të biletave me fonde të emergjencës, të cilat më pas u shpërndanë te administrata dhe mbështetës të Partisë Socialiste.

Megjithatë, kjo ndërhyrje është konsideruar nga shumë si vetëm një pjesë e çështjes. Që në fazat e para të organizimit, janë ngritur pikëpyetje mbi financimin e ndërtimit të stadiumit, i cili fillimisht u deklarua se do të realizohej nga vetë artisti. Falënderimi publik i West për këtë investim ka shtuar më tej dyshimet se mund të ketë pasur përfshirje financiare shtesë nga ana e shtetit.

Ndërkohë, kryeministri Rama reagoi gjithashtu në rrjetet sociale, duke justifikuar përdorimin e rreth 4.2 milionë eurove nga fondi i emergjencave për koncertin. Ai fajësoi protestat kundër qeverisë për uljen e numrit të turistëve të huaj, duke argumentuar se situata e krijuar ndikoi drejtpërdrejt në shitjen e biletave dhe detyroi ndërhyrjen financiare të shtetit.

E gjithë kjo situatë ka hapur një debat të gjerë publik mbi transparencën, përdorimin e fondeve dhe kufirin mes eventeve private dhe mbështetjes shtetërore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.