E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kaos në rrugën që të çon drejt drejt Kanionit të Holtës
Lajme

Kaos në rrugën që të çon drejt drejt Kanionit të Holtës

Turistët mbeten të bllokuar nga punimet: Asnjë njoftim, s’kemi nga të kalojmë

Rruga që të çon drejt Gramshit dhe Kanionit të Holtës është bllokuar për shkak të punimeve për asfaltimin e saj, duke krijuar kaos dhe pakënaqësi te qytetarët dhe turistët.

Sipas qytetarëve që kanë mbetur të bllokuar në këtë zonë, nuk ka pasur asnjë njoftim paraprak për mbylljen e rrugës, ndërsa në vendngjarje ndodhen rreth 20–25 automjete pa mundësi kalimi.

Qytetarët raportojnë se rruga është bllokuar nga fadromat e kompanisë Alko Trans, e cila po kryen punimet. Ata thonë se nuk u lejohet të kalojnë dhe se nuk ekziston asnjë itinerar alternativ drejt atraksionit turistik të Kanionit të Holtës. Sipas tyre, edhe banorët e zonës nuk kanë qenë të informuar më herët për bllokimin e qarkullimit.

Drejtuesit e mjeteve kërkojnë sqarime nga autoritetet dhe një zgjidhje për të mundësuar lëvizjen e automjeteve të mbetura në rrugë, pasi temperaturat janë të larta dhe në zonë ndodhen shumë turistë që synojnë të vizitojnë bukuritë natyrore të vendit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.