E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kaos në Selanik, qindra refugjatë po tentojnë të hyjnë në Maqedoninë e Veriut
Bota

Kaos në Selanik, qindra refugjatë po tentojnë të hyjnë në Maqedoninë e Veriut

Qindra migrantë nga pjesë të ndryshme të Greqisë janë mbledhur afër një kampi në Selanik dhe po planifikojnë të kalojnë kufirin me Maqedoninë Veriore, në mënyrë që prej rajonit të Ballkanit, të shkojnë në vendet evropiane për të kërkuar azil.

Policia thotë se më shumë se 500 persona, duke përfshirë edhe familje me fëmijë, janë mbledhur në një fushë misri, dhjetë kilometra në perëndim të Selanikut.C6D1340F-6CA5-4EEC-96A6-9ABCF00474BB_cx0_cy9_cw0_w1023_r1_s

Njoftohet se në këtë pjesë migrantët kanë ngritur tenda.

Ata thanë se iu përgjigjen një thirrje anonime në rrjete sociale për të shkuar në kufirin grek me Maqedoninë e Veriut.

Atyre iu është thënë të përpiqen ta kalojnë kufirin për të vazhduar rrugën drejt vendeve të Ballkanit.

Ky korridor i emigrantëve u mbyll në vitin 2016.

Agjencia e OKB-së për refugjatët ka paralajmëruar migrantët që të mos bëjnë ftesa nëpërmjet rrjeteve sociale, duke thënë se kalimi i parregullt është “i rrezikshëm”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.