Kaosi në selinë blu/ Reagon Delegacioni i BE, ambasada e Gjermanisë dhe Britanisë: Dënojmë aktet e dhunës!
Delegacioni i BE në Shqipëri ka dënuar aktet e dhunës në selinë e PD-së.
Shqipërisë në BE ka nevojë për një opozitë solide që kontribuon në axhendën e reformave të vendit, duke iu përgjigjur aspiratës së popullit shqiptar, shumica dërrmuese e të cilit dëshiron ta shohë Shqipërinë në BE”, thuhet në deklaratën e BE.
Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë po ashtu ka dënuar dhunën e ushtruar nga mbështetësit e Sali Berishës ditën e sotme, që shqyen dyert duke u futur brenda partisë.
“MB është e shqetësuar nga përdorimi i forcës nga protestuesit në selinë e PD. I bëjmë thirrje të gjithëve të shmangin dhunën. Çdo mosmarrëveshje duhet të zgjidhet përmes dialogut, proceseve politike & ligjore, në interes të popullit shqiptar, jo interesave të ngushta individuale” mbyllet reagimi i ambasadës britanike në Tiranë.
Në një linjë ka qenë edhe ambasada e Gjermanisë, që thekson se në politikën demokratike nuk ka vend për dhunë.
“Delegacioni i Bashkimit Evropian dënon aktet e dhunës që kanë ndodhur sot dhe u bën thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë të ushtrojnë qetësi dhe përmbajtje. Nuk duhet të ketë vend për dhunë në politikë. Të gjithë të përfshirët kanë përgjegjësinë të sigurojnë që demonstratat të zhvillohen në mënyrë të rregullt dhe paqësore dhe të garantojnë sigurinë e të gjithë njerëzve të pranishëm. Rruga e integrimit të Shqipërisë në BE ka nevojë për një opozitë solide që kontribuon në axhendën e reformave të vendit, duke iu përgjigjur aspiratës së popullit shqiptar, shumica dërrmuese e të cilit dëshiron ta shohë Shqipërinë në BE”, thuhet në deklaratë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



