E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kapen 72 kg drogë në Qafë Botë duke u transportuar drejt Greqisë
Lajme

Kapen 72 kg drogë në Qafë Botë duke u transportuar drejt Greqisë

Një sasi prej 72 kg lëndë narkotike kanabis sativa është sekuestruar nga policiai kufitare në Qafë Botë teksa transportohej në drejtim të Greqisë.

Policia e Shtetit bën me dije se në dalje nga Shqipëria, në pikën e kontrollit është veçuar automjeti tip “KIA”, që drejtohej nga një shtetas  45 vjeçar nga Saranda

 

 

Nga kontrolli i ushtruar, Policia ka konstatuar se në pjesën e poshtme të mjetit ishte krijuar dopio shasi, ku brenda së cilës ishte fshehur një sasi e konsiderueshme me lëndëe narkotike. Në vendngjarje kanë shkuar grupi hetimor dhe specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë.

Pas kontrollit të imtësishëm  në automjet u gjetën 72 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa.

Në vijim të veprimeve procedurale, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë është bërë arrestimi i drejtuesit të mjetit, shtetasit A. SH., 45 vjeç, banues në Sarandë.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Sarandë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” e mbetur në tentativë.

a5fc8f3d-1e82-44c5-8695-31be6af38c61

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.