E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KAPEN ME DROGË DHE ARMË, ARRESTOHEN NË MES TË LOKALIT 2 PERSONA
Lajme

KAPEN ME DROGË DHE ARMË, ARRESTOHEN NË MES TË LOKALIT 2 PERSONA

Policia e Beratit ka finalizuar operacioniin e koduar “Osumi”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, pasi kanë grumbulluar informacione në rrugë operative në lidhje me 2 shtetas të cilët shpërndanin lëndë narkotike në doza të vogla në zonën e Çorovodës dhe posedonin armë zjarri si dhe kishin tendencë në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, kanë organizuar punën duke e ndjekur me metoda speciale të hetimit.

Si rezultat i operacionit të zhvilluar në qytetin e Çorovodës, në një lokal, autoritetet arrestuan në flagrancë shtetasit:

P.K, 46 vjeç, banues në Çorovodë, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan,11 doza Kokainë, 520 euro, 57.400 lekë dhe 4 aparate celular.

E.H, (i dënuar më parë), 37 vjeç, banues në Çorovodë, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri Pistoletë me 6 fishekë dhe 1 dozë Kokainë, si dhe gjatë kontrollit në banesë iu gjetën një sasi farash cannabis sativa, 1 armë gjahu dhe 27 gramë lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L.S, 44 vjeç,(pronar i lokalit) për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Mbajtja e armëve dhe municioneve pa leje”, “Mbajtja e armëve të gjahut pa leje”.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.