E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kapërceu kangjellat për t’u futur në Kryesi/ “Dhunë, terror!”, Noka: 100 gardistë mbrojnë Linditën, sikur po përballen me bandë!
Lajme

Kapërceu kangjellat për t’u futur në Kryesi/ “Dhunë, terror!”, Noka: 100 gardistë mbrojnë Linditën, sikur po përballen me bandë!

I vetmi që ka hyrë në kryesi, nga radhët e deputetëve të përjashtuar, është Flamur Noka, i cili hipi përmes kangjellave.

Ai tha për gazetarin e News24, Osman Stafa se Garda ka zbarkuar në Kryesi dhe se duket sikur po përballen me një bandë kriminale.

“Të shohim se çfarë dokumenti do të përpilojnë. Ndalojnë deputetët që të hyjnë në zyrat e tyre ku kanë mbledhje. Ne po përkojmë mbi çfarë urdhri nuk po lejohemi të shkojmë te ambientet e punës. Përveç se na ka shpallur armik Linda, nuk na lejojnë të futemi në zyra. Vetëm 100 gardistë janë të zyra e Lindës, sikur do e hamë. Është themeluar kështjella e Gardës që e mbron Lindën sikur ne jemi banda, trafiku dhe mafia dhe po mbrohet. Ku është parë kjo! Kjo është e turpshme, e neveritshme. E kuptoni se ku e kanë çuar këta demokracinë? Dhunë, terror, mbyllen në bunker. Ata mbyllen me hekura, a thua se ka ardhur mafia dhe krimi ndërkombëtar për të sulmuar Lindën!”, tha Noka.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.