Kapet furgoni me drogë në Qafë-Thanë
Gjeografia e personave të përfshirë në implikimin e trafikimit të drogës së kapur në një furgon gjatë natës së fundit në afërsi të pikës së kalimit kufitar të Qafë Thanës është shtrirë në qarqet e Elbasanit dhe të Fierit.

Gjithashtu janë identifikuar disa persona të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria dhe policia është në operacion për arrestimin e tyre. Prej 16 orësh Policia e Shtetit nuk ka dhënë detaje rreth këtij operacioni që pritet të finalizohet me arrestime të bujshme.
Mësohet se në këtë operacion kanë marrë pjesë dhjetëra forca policore si dhe FNSH-ja.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



