E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KAPET GOMONIA ME 1 TON DROGË NË BRIGJET ITALIANE, shqiptarët u hodhën në det
Publik News

KAPET GOMONIA ME 1 TON DROGË NË BRIGJET ITALIANE, shqiptarët u hodhën në det

Policia italiane ka sekuestruar një gomone me rreth 1 ton marijuanë e cila mendohet se ka ardhur nga Shqipëria drejt brigjeve italiane. Operacioni është ndërmarrë dje në ujërat e Santa Maria de Leuca në provincën e Leces në bashkëpunim me policinë shqiptare.

Në pranga ka përfunduar skafisti shqiptar Mario Nazeraj 34 vjeç nga Fieri si dhe është shpallur në kërkim bashkëpuntori i tij. Gjatë ndjekjes trafikantët kanë hedhur drogën dhe janë hedhur në det për t’i shpëtuar policisë. Gomonia është e gjatë 7 metra dhe e pajisur me 2 motora të fuqishëm jashtë bordit prej 100 kw.
Njoftimi i policisë shqiptare për operacionin:
Falë bashkëpunimit operativ, tashmë i qëndrueshëm, mes Autoriteteve te Policisë shqiptare dhe Grupit Detar të Guardia di Finanza të stacionuar në Durrës dhe Zyrës Nderlidhese policore shqiptare u koordinua dhe finalizua goditja e rradhes kunder trafikimit te narkotikeve.

Operacioni nisi pasditen e djeshme dhe u ndalua një gomone në zonën e Leçes.

Trafikantet gjate ndjekjes me helikoptere te Frontex dhe mjete detare, e hodhen drogen ne det por ajo u rekuperua nga Guardia di Finanza e Salentos.

Afer brigjeve italiane skafistet u perpoqen te largoheshin dhe u hodhen ne det.

Forcat italiane kane arrestuar shtetasin M.Nazëraj 34 vjeç, nga Fieri dhe shpallur ne kerkim bashkepunetorin e tij.

Mes forcave policore prezente në dy vendet, vijon puna dhe shkëmbimi intensiv i informacioneve per hetimin e plote te rastit.

Për shkak të sekretit hetimor nuk mund të publikohen te tjera informacione.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.