E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kapet  grupi i kokainës, gjenden 26 kg drogë, disa të prangosur
Lajme

Kapet grupi i kokainës, gjenden 26 kg drogë, disa të prangosur

Dy shqiptarë, tre tunizianë dhe një italiane, të moshës nga 32 në 47 vjeç, janë arrestuar nga karabinierët sot në Ravena, të dyshuar për trafik dhe shitje droge.

Një person i shtatë i ka shpëtuar arrestit pasi nuk gjendet në Itali, ndërsa një i tetë është në hetim në gjendje të lirë.

Gjatë hetimeve janë sekuestruar 26 kilogramë drogë dhe substancë përzierjeje, ndërsa në shtëpinë e një bashkëpunëtori të jashtëm të grupit janë sekuestruar 39 mijë euro të fituara nga aktiviteti i paligjshëm.

Hetimet e mbyllura me operacionin e sotëm kanë nisur tre vjet më parë, më 16 maj 2015, pas të shtënave në parkimin e urgjencës.

Objektiv ishte një 32-vjeçar shqiptar, i cili iu shpëtoi dhjetë plumbave të nisur drejt tij nga pistoleta e një italiani. Sipas karabinierëve ishte një përplasje midis dy bandave për ndarjen e fitimeve.

Përgjimet telefonike dhe në terren bënë të mundur ndërtimin e hartës së aktivitetit të bandave dhe identifikimin e anëtarëve të tyre, të arrestuar sot në mëngjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.