KAPET KAMIONI ME NJË SASI TË MADHE KOKAINE NË PORTIN E DURRËSIT
Foto ilustruese
Sekuestrohet një sasi e madhe kokaine në portin e Durrësit.
Lënda narkotike u gjet brenda një kamioni gjatë kontrollit që bëri policia.
Kamioni me drogë që u kap mbrëmë po nisej nga porti i Durrësit dhe kishte destinacion Barin. Sakaq, mësohet se janë shoqëruar në polici disa persona.
Ende nuk dihet sasia e lëndës narkotike dhe kujt i përkiste . Pritet një deklaratë zyrtare nga policia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



