E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kapet me 70 mijë euro në makinë, kokainë dhe hashash
Publik News

Kapet me 70 mijë euro në makinë, kokainë dhe hashash

Sipas mediave italiane, makina e shqiptarit u ndalua për një kontroll rutinë, por nervozizmi i shoferit bëri që kontrolli të ishte më i detajuar.

Fillimisht policia nuk arriti të zbulonte asgjë në mjetin e shqiptarit, por ishte qeni antidrogë, i cili ndihmoi në zbulimin e sasisë së parave që ishin fshehur në kroskotin e mjetit.

Më pas policia vendosi që të zhvillonte kontrolle edhe në dy banesat e shqiptarit, ku edhe këtu qeni arriti të zbulonte një sasi prej 1 kg e 450 gr kokainë dhe 3 kg e 400 gram hashash, të cilat ishin fshehur në lavatriçen e shtëpisë.

Ndërkohë u gjetën edhe materiale për paketimin e drogës si dhe 23 mijë euro. Nëse droga do të hidhej në treg, do të kapte vlerën e mbi 200 mijë eurove.

Shqiptari i arrestuar iu dorëzua autoriteteve të drejtësisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.