E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kapet në flagrancë 35-vjeçari me armë, drogë e municion luftarak
Publik News

Kapet në flagrancë 35-vjeçari me armë, drogë e municion luftarak

Policia ka finalizuar operacionin policor te koduar “OSUMI” dhe ka vene ne pranga nje 35-vjecar, pasi u kap me armë zjarri, drogë e municion luftarak.arme

“Shtetasi A. M., 35 vjeç, banues në fshatin Nikollarë, Skrapar, pasi në kufi me Skraparin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet gjatë kontrollit të ushtruar ndaj këtij shtetasi i gjetën një armë zjarri tip pushkë 20, një armë gjahu pa leje, fishekë dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa rreth 2 kilogramë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”- njofton policia.

 

 

NJOFTIMI 

Në vijim të kontrollit të territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve dhe Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër organizuan dhe finalizuan operacionin “OSUMI”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 35 vjeç, banues në fshatin Nikollarë, Skrapar, pasi në kufi me Skraparin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet gjatë kontrollit të ushtruar ndaj këtij shtetasi i gjetën një armë zjarri tip pushkë 20, një armë gjahu pa leje, fishekë dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa rreth 2 kilogramë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.