KAPSOLLA I KËPUTI GISHTAT, RRËFEHET INA E ‘SHQIPONJAVE’: ATË DITË KISHA NJË NDJESI TË KEQE, KUR FILLOI PËRPLASJA NDJEVA QË…
Ina Nuka është efektiva e forcave speciale ‘Shqiponja’ të cilës iu dëmtuan gishtat e dorës nga kapsolla e hedhur nga një nga protestuesit e e Astirit, te Parlamenti.
Nuka u dërgua menjëherë për ndërhyrje të specializuar jashtë vendit, në Ankara, ku pas katër operacioneve ka rifituar gishtat dhe është kthyer në detyrë.
E ftuar në emisionin ‘Ftesë në 5’ me Bieta Sulon, specialja e ‘Shqiponjave’ ka treguar detaje të asaj dite. Ia ka treguar se sapo kishte dalë nga shtëpia për në punë, kishe pasur një ndjesi të keqe që nuk e kishte ndjerë herët e tjera, por që e kishte anashkaluar.
‘U nisa për në punë si çdo ditë. Plus me punën që kemi ne nuk i dihet si kthehemi. Ndjeshmëria që kund të ketë ndonjëherë induividi, e kalon atë çfarë mund ta presi. Jam nis për punë dhe kisha një lloj ndjeshmërie që nuk e kisha pas ditet e tjera. Gjithsesi nuk i besoj shumë këtyre gjërave dhe e kalova. Shkova te Parlamenti dhe u rreshtuam sipas procedurave. Filloi përplasja. Në moment që filloi përplasje mes protestuesve, dashur padashur tek kordoni ku isha vendosur unë kishte një shtytje më tepër dhe kordoni u bë në formë ‘U-je’. Pastaj aty ndjeva atë erën e kapsollës dhe nga instikti e hoqa nga qafa për ta hedhur’, ka thënë Ina Nuka.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



