E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kartolina e Krishtlindjeve bëhet virale në këtë familje/ Njerëzit vunë re një detaj qesharak
Bota

Kartolina e Krishtlindjeve bëhet virale në këtë familje/ Njerëzit vunë re një detaj qesharak

Periudha e festave ka ardhur dhe njerëzit po nxitojnë të zbukurojnë shtëpinë, pemën dhe të bëjnë foton e përvitshme të Krishtlindjeve. Është koha kur familja mblidhet bashkë, flasin dhe dhurojnë dashuri mes njëri tjetrit. Nëse jeni ai person në familje që akoma nuk e ka gjetur njeriun e jetës, atëherë jeni shumë të ngjashëm me Emilyn.

20 vjeçarja Emily Seabright vendosi që këtë vit të bëntë diçka ndryshe. Në kartolinën e Krishtlindjeve të familjes së saj, secili prej tyre do mbante para vetes një karton me një shkrim në të.

Njëri po priste fëmijë dhe shkruan në të që ishin të emocionuar, një çift tjetër i fejuar, dhe kur rradha erdhi tek Emily ajo shkroi vetëm emrin e saj.

Kjo foto bëri xhiron e rrjetit dhe të gjithë reaguan për këtë foto. Madje kishte dhe nga ata që kanë qënë në të njëjtën situatë si Emily dhe ndanë foton e tyre në Twitter.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.