KAS “rrëzon” PD-në e Alibeajt/ Lë në garë për Mallakastrën Qerim Ismailajn
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike të Alibeajt për Qerim Ismailajn.
KAS i ka dhënë dritën jeshile kandidatit të PS-së për Mallakastrën, Ismailajt për të garuar në zgjedhjet e 14 majit.
Kujtojmë se PD e vulës kërkoi çregjistrimin e kandidatit socialist për falsifikim të dokumentave, çështje për të cilën GJKKO e dënoi me 6 muaj burgim.
Përfaqësuesi ligjor i PD-së së Alibeajt, Indrit Sefa tha se Ismailajt nuk i ka përfunduar ende afati i ndalimit për të kandiduar në zgjedhje.
“Dispozitat ligjore pengojnë Qerim Ismailjan të kandidojë për Bashkinë e Mallakastrës. Në 2025 mund të kandidojë ky zotëria sipas ligjit, tani nuk mund të kandidojë dot. Duhet të kandidojë pasi të mbarojë 2-vjeçarin e ndalimit që parashikohet në ligj. Në 2022 doli falsifikator, u dënua në gjykatë. Ky nuk është për verifikim, ky është për tu ndaluar për të kandiduar. Është dënuar me 6 muaj burgim, në bazë të ligjit nuk duhet të kandidojë. Kur ti mbarojë periudha e ndalimit le të vijë të votohet”, tha përfaqësuesi i PD-së.
Megjithatë, KAS vendosi në favor të kandidatit të PS-së për Mallakastrën, duke e lejuar të kandidojë në zgjedhjet vendore
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



