E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Katër ” skifterë” shqiptarë  grabisin 2 milionë euro, por …(foto+video)
Lajme

Katër ” skifterë” shqiptarë grabisin 2 milionë euro, por …(foto+video)

Kanë rënë në prangat e policisë italiane katër shqiptarë të moshave rreth 20 vjeç, me precedentë të mëparshëm penalë, pasi kanë realizuar një grabitje në një hotel luksoz në Milano.

rapina-U43500633628465k0C-U3000518354815fVE-1224x916@Corriere-Web-Milano-593x443

 

Por jo cdo gjë ka shkuar sic deshën ata. Përvecse u zbuluan dhe përfunduan pas hekurave, paratë e grabitura ishin false.

Paratë i kishte në cantë një 21 vjeçare franceze, e cila edhe për vete u fut në telashe, pasi u rrëmbye nga 4 shqiptarët që i morën paratë. Ajo kishte organizuar një takim me disa biznesmenë të huaj, dy prej të cilëve indianë, me të cilët do shkëmbente paratë, duke i futur ata në kurth sepse nga 2 milionë euro, vetëm 65 mijë ishin para reale që mbulonin dhe pjesën tjetër të kartëmonedhave, të gjitha të falsifikuara.

Shqiptarët e arrestuar janë Françesk Gjoni, 22 vjeç, Artur Vrapi, 24-vjeç, Fatjon Gjini, 27 vjeç dhe Kristjan Tarja, 24 vjeç.

Shqiptarët u larguan me një Alfa Romeo 147. Policia iu vu nga mbrapa dhe nisi ndjekjen me shpejtësi nëpër rrugët e Milanos, derisa shqiptarët u kapën. Mediat italiane shkruajnë se ata u informuan nga dikush që ishte në dijeni të valixhes me para, megjithatë ata nuk i informuan për faktin se këto para ishin të falsifikuara.

5b4cb7d1aa324kristjan traja5b4cb7e164fa5fation gjini5b4cb7ef98793artur vrapi5b4cb7ffe6b04francesk gjoni

Vajza franceze, sipas mediave italiane, dyshohet se planifikonte të mashtronte biznesmenët duke u blerë atyre pasuri të patundshme apo sende të çuara.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.