E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KE propozon taksë 25% për produktet amerikane
Bota

KE propozon taksë 25% për produktet amerikane

Komisioni Evropian po propozon vendosjen e tarifave 25% për një sërë produktesh amerikane në përgjigje të vendimit të Presidentit Donald Trump për të rivendosur tarifat për çelikun dhe aluminin, sipas një dokumenti të nxjerrë në dritë nga Reuters.

Sipas dokumentit, tarifat e para pritet të hyjnë në fuqi më 16 maj, ndërsa një valë e dytë do të pasojë më 1 dhjetor 2025. Komisioni synon për një përgjigje të butë, por të qartë

Tarifat do të prekin një gamë të gjerë produktesh, duke përfshirë diamante, fill dentar, salcice, arra dhe sojë, duke shënuar një përgjigje të ekuilibruar, por të qartë të synuar të BE-së ndaj tensioneve tregtare me Shtetet e Bashkuara.

Zëvendëspresidenti i Komisionit dhe shefi i tregtisë Maros Sefcovic tha se kundërmasat e vendosura do të kishin një ndikim më të vogël ekonomik sesa ishte vlerësuar fillimisht në 26 miliardë euro (28.45 miliardë dollarë).

Strategjia e BE-së duket se synon jo konfrontimin, por mbajtjen e një qëndrimi të vendosur që mbron interesat evropiane, pa dinamizuar më tej marrëdhëniet tregtare.

Më herët presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, ka sqaruar qëndrimin e BE-së. duke thënë: “Evropa është gjithmonë e gatshme për një marrëveshje të mirë. Ne e mbajmë atë në tryezë. Por ne jemi gjithashtu të gatshëm të përgjigjemi përmes kundërmasave dhe të mbrojmë interesat tona. Ne gjithashtu do të mbrohemi kundër efekteve indirekte duke diversifikuar tregtinë tonë.”

Në këtë kuadër, Komisioni njoftoi ngritjen e një grupi pune për monitorimin e importeve, me synim evidentimin në kohë të fenomeneve të devijimit të eksporteve nga vendet e treta që mund të kërkojnë të kanalizojnë produktet në tregun europian, duke anashkaluar barrierat amerikane.

Çështja e tarifave pushtoi edhe takimin e von der Leyen me përfaqësues të industrisë evropiane të çelikut dhe aluminit, si dhe kompanitë që prodhojnë produkte të ngjashme. Sipas burimeve të Komisionit, përfaqësuesit e industrisë theksuan nevojën për masa të reja mbrojtëse, përveç mjeteve ekzistuese të mbrojtjes së tregtisë.

BE tani po kërkon mënyra për të mbrojtur tregun e saj nga pasojat e mundshme të një lufte tregtare me SHBA-në, në një kohë kur marrëdhëniet euroatlantike po testohen sërish nën peshën e politikës tregtare të Uashingtonit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.