E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Këlcyrë/ 42- vjeçari arrestohet, turistet franceze e akuzuan për ngacmim seksual
Lajme

Këlcyrë/ 42- vjeçari arrestohet, turistet franceze e akuzuan për ngacmim seksual

Një 42-vjeçar është ndaluar nga policia, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy vajza të mitura franceze. Sipas një njoftimi nga Policia e Përmetit, shtetasi L. K., banues në Këlcyrë, është arrestuar pas dyshimeve për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të mitura.

Policia e Përmetit njoftoi ngjarjen përmes një njoftimi zyrtar: “Komisariati i Policisë Përmet ndaloi shtetasin L. K., 42 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy shtetase të mitura franceze,” thuhet në deklaratë.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe policia po vazhdon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.