E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Këlliçi kërkon lirimin e Berishës nga protesta e opozitës: Berisha në arrest pa prova e fakte!
Lajme

Këlliçi kërkon lirimin e Berishës nga protesta e opozitës: Berisha në arrest pa prova e fakte!

Ish-deputeti Belind Këlliçi është shprehur se kreu i PD-së, Sali Berisha mbahet në arrest pa prova e fakte.

kellici

Ai u shpreh se Berisha është personi i cili ka denoncuar më shumë se kushdo krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Këlliçi deklaroi se protesta e tyre do të vazhdojë dhe se PD është në këmbë për të sjellë ndryshimin e shumëpritur.

Belind Këlliçi: Izolimi për ditën e 227 i kryetarit të opozitës Sali Berisha pa prova fakte e akuzë. Njeriu që ka denoncuar më shumë se kushdo tjetër, bandat dhe vjedhjet në këtë vendit, krimin e organizuar, korrupsionin në institucione, ai mbahet në arrestuar.

Ndërkohë çojmë prova fakte e dokumente për vjedhjen e Veliajt, për vjedhjen e Ramës, asgjë nuk ndodh. Gjejnë punonjës të thjeshtë dhe i plasin në burg për statistikë.

Ka Zot lart, shqiptarët nuk do ta falin kurrë. Ju ftoj të jeni sërish këtu në protestë, në protestë kundër korrupsionit. Ne jemi në këmbë, PD nuk njeh pushime, PD do të bëjë ndryshimin e shumëpritur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.