E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Këlliçi: Me PD-në në garë, Veliaj s’ka shans të marrë mandat të tretë
Lajme

Këlliçi: Me PD-në në garë, Veliaj s’ka shans të marrë mandat të tretë

Deputeti demokrat Belind Këlliçi tha në emisionin ‘Çim Peka Live’ se Erion Veliaj po përpiqet të përcjellë siguri tek njerëzit e tij për të marrë një mandat të tretë, por kujtoi në mandatin e dytë ai është zgjedhur me 8 për qind të votave të qytetarëve të Tiranës, në vitin 2019 kur nuk kishte kandidat përballë.

Sipas Këlliçit, Erion Veliaj nuk e ka të sigurt kandidimin e radhës për kryetar bashkie pasi së pari duhet të zgjidhë problemet me shefin e tij, Ramën.

Ndër të tjera Këlliçi theksoi se me një fushatë normale dhe me angazhimin e plotë të PD-së, Erion Veliaj nuk ka asnjë shans që të marrë një mandat të tretë sepse e ka shkatërruar kryeqytetin.

“Me një fushatë normale të PD, me një bashkim të të gjitha energjive opozitare në Tiranë, Veliaj nuk ka shans të marrë një mandat të tretë sepse atë që i ka bërë Tiranës ai nuk ja kanë bërë as pushtuesit.

Tirana është e mbytur nga betoni, smogu, pastrim parash, dhe sigurisht habitem dhe më bën përshtypje se ku e gjen kurajon një njeri që të flasë me siguri për një mandat tjetër.”-tha Këlliçi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.