Këlliçi reagon për aksidentin në mes të Tiranës: Xhungla urbane me 1 milion banorë nuk administrohet
Uron shërimin e të lënduarve
Deputeti i PD dhe kandidati për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, Belind Këlliçi ka uruar shërimin e shpejtë për të lënduarit në aksidentin e rëndë të ndodhur në bulevard mes një autobusi urban dhe disa makinave.
‘Jo një autobus, por krejt Tirana ka dalë nga korsia. Standardet e transportit publik kanë përfunduar me kohë në Lanë. Burimi i aksidentit është xhungla urbane me 1 milion banorë që nuk administrohet, që nuk shtohet me rrugë por vetëm me pallate’, shkruan Këlliçi në Facebook.
Postimi i plotë:
Uroj me zemër shërim të shpejtë për të lënduarit në aksidentin e sapondodhur!
Jo një autobus, por krejt Tirana ka dalë nga korsia. Standardet e transportit publik kanë përfunduar me kohë në Lanë.
Një autobus i lyer jeshil nuk ka lidhje me konceptin e transportit të gjelbër.
Burimi i aksidentit është xhungla urbane me 1 milion banorë që nuk administrohet, që nuk shtohet me rrugë por vetëm me pallate. Janë ndërruar autobusët dhe kompanitë. Ndërroni edhe timonierin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



