E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Këlliçi takim me  banorët  e “5 majit”/ Do dëmshpërblej banorët që Veliaj u ka prishur shtëpitë
Politikë

Këlliçi takim me banorët e “5 majit”/ Do dëmshpërblej banorët që Veliaj u ka prishur shtëpitë

Kandidati për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka zhvilluar nje takim ditën e sotme me banorët e “5 majit”, në saj të turittë tij, “Jam këtu t’ju dëgjoj” .

Gjatë këtij takimi, Këlliçi ka dëgjuar shqetësimet e qytetarëve dhe i ka premtuar se nuk do të trajtohen më ashtu sikurse janë trajtuar më parë nga Erion Veliaj dhe është zotuar se do të dëmshpërblej të gjithë qytetarët që kryebashkiaku u ka prishur shtëpitë.

“Nuk do jeni ashtu sikurse ju ka trajtuar Erion Veliaj. Unë jo më kot dal në Tiranë për të takuar qytetarët. Unë nuk kam vjedhur e kam ballin të hapur ndaj vi dhe dalë këtu përballë teje. Veliaj po mundohet t’i hedh hi qytetarëve me një vijë asfalt. A e shihni ju Veliaj duke folur për  shqetësimet tuaja në televizion, jo flet për të gjera imagjinare. Do dëmshpërblej të gjithë banorët që Erion Veliaj u ka prishur shtëpitë, me vlerën e tregut. Kjo nuk është një çështje premtimi elektoral, por  është detyrim ligjor”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.