E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Këlliçi: Treshja titullare që ka drejtuar UKT dhe ka lënë Tiranën pa ujë po ndërton hotel 15 mln euro në Durrës
Politikë

Këlliçi: Treshja titullare që ka drejtuar UKT dhe ka lënë Tiranën pa ujë po ndërton hotel 15 mln euro në Durrës

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, flet për lidhjet nepotike dhe korruptive të Mariglen Qatos, drejtorit të IMT-së në bashkinë e Tiranës.

Në “Ora e Betit” ai tha se treshja titullare që kanë drejtuar dikur UKT dhe kanë lënë Tiranën pa ujë po ndërtojnë hotel 15 mln euro në Durrës.

“Hoteli 15 mln euro po ndërtohet në Durrës dhe bëhet fjalë për një treshe që dikur ka drejtuar UKT.Tre titullarë të UKT që kanë lënë Tiranën pa ujë, Veliaj në studion e televizionit tuaj ka thënë në 2015 që Tirana brenda 2022 do të kishte ujë me kualitetin e Korçës dhe çmimin e Bathores. Ujë qytetarët nuk kanë. Qytetarët nuk kanë 24 orë në muaj ujë. Titullarët e UKT janë ndërtues, biznesmenë, ndërtojnë hotele 15 mln euro. Hapin kompani, ua japin familjarëve të tyre, familjarët e tyre i kanë drejtorë financiash në UKT, i kanë të punësuar në bashkinë qëndrore, kontrollojnë fondet. Mariglen Qato ka marrë 29 tendera. Ky drejtor i bashkisë Tiranë 10 tendera i ka marrë nga UKT ku ka qenë drejt vetë, ndërsa nga bashkia Tiranë ka marrë 15 tendera të tjerë. Së bashku bëjnë 20 mln euro. Do ti dërgoj në SPAK dhe pse nuk kam shpresë”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.