Kelment Balili kërkon lirinë për arsye shëndetësore, Gjykata kërkon të kryhet ekspertiza
Kelment Balili, i konsideruar si një prej trafikantëve më të mëdhenj të kanabisit në vitet e fundit në vendin tonë, ka kërkuar lirimin nga qelia.
Balili kërkesë në gjykatën e Elbasanit, e cila ka juridiskion burgun e Peqinit, duke thënë se qëndrimi në qeli i rrezikon jetën për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Lidhur me kërkesën e Balilit, prokuroria është shprehur kundër, ndërsa Gjykata e Elbasanit ka kërkuar që të bëhet ekspertiza mjeko-ligjore për të parë nëse pretendimet e Balilit qëndrojnë.
Kelment Balili u vetëdorëzua pas shumë kohësh në kërkim. Ai u dënua tetorin e kaluar, ndërsa i kanë mbetur edhe 10 vite burg. GJKKO i sekuestroi atij 40% të pasurive, ndër to edhe kompleksin e famshëm “Santa Quaranta” në qytetin e Sarandës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



