” KENGA” VRASESE”/A nuk duhen ndaluar me ligj këto ndotje të frikshme estetike dhe morale?
Alfons AL Zeneli
Nje komb nuk mund te quhet dhe nuk mund te egzistoje si i tille nese nuk ka nje bosht kulturor, nje qender gravitacionale kulturore. Nje pjese fatalisht e rendesishme e kultures eshte kenga. Ajo ka nje impakt te jashtezakonshem, te thelle, te shpejte dhe shume masiv me publikun. Roli qe ajo luan ashtu gradualisht dhe pakuptuar ne forminim estetik te shoqerise eshte i dores se pare. Po te shikosh historite dhe mardheniet e botes se repit e hiphopit do veresh se ato jane nje terren i mbushur plot sharje dhe fjalor vulgar, kokaine, arme, vrasje, vjedhje, plagosje, grabitje, vrer, urrejtje. Jo me larg se dje po lexoja se si kercenoheshin me jete ne distance dy repere. Pra nuk eshte fjala se ata kane vetem tekstet te dhunshme, por edhe mardheniet e tyre reale jane te atilla. Permbajtja e teksteve te kengeve perfaqson me besnikeri boten e tyre te brendshme, qellimet, shijet, drejtimin, aspiratat. Nga ana tjeter a imagjinoni dot duke u rrahur me grushta, thika, duke u gjuajtur me arme zjarri apo duke u share publikisht me fjale te pista Sevie Wonder me Phil Collins? Apo Inva Mula me Ermonela Jahon? E kam fjalen qe shembujt dhe realitati na ofrojne nje pamje krejt te qarte te ndikimit te jashtezakonshem qe arti ka mbi njeriun. Sic do te shihni me poshte, keto qe po them do i ilustroj dhe me disa shembuj konkrete. Besoj se cdo njeri normal do te tmerrohet duke pare se ne cfare niveli fundor po rrezikon te groposet njehere e mire shoqeria. Tekste kengesh te shfaqura ne publik diten per diell ku i behet reklame kokaines, ku kengetari tregon se mban dhe perdor arme dhe se me to i zgjidh problemet, ku kercenohet drejtperdrejt jeta e kengetarit armik, tekste ku vetem 1% e fjaleve jane te lejueshme, ku iu thuret lavd orgjive, konflikteve, urrejtjes etj etj, jane dhe duhet te jene objek jo vetem i qytetareve, jo vetem i Ministrise se Kultures por edhe i Ministrise se Rendit. Si eshte e mundur qe te lejohet ne qarkullim nje kenge qe reklamon kokainen??? Kush duhet te pergjigjet per presionin qe nje turme analfabetesh te infektoje femijet, adoleshentet e gjithe brezin e ri? Pergjegjesi e kujt eshte kjo ceshtje madhore? Perse nese dikush demton murin e Kalase se Lezhes ndalohet, gjobitet apo procedohet penalisht? Sepse Kalaja e Lezhes eshte monument kulture dhe mbrohet me ligj nga shteti. Po kenga cfare eshte? Nuk eshte kulture? Nuk duhet mbrojtur? Po femijet cfare jane? Nuk duhen mbrojtur nga ligji? Si duhet zgjidhur? Nje rol skandaloz dhe te pajusitifikueshem luajne dhe mediat me ndonje perjashtim. Po te shikoni faqet “kulturore” te tyre do perballeni me nje koncept e mentalitet te ceket e idiotesk te frikshem. Psh, shumica e paraqitjeve qe gazetaret pergjegjes per keto lloj kronikash iu bejne kengetareve perifrazohen pothuajse te gjitha ne kete sens : ” Kengetarja X ka publikuar kengen e saj me te re dhe i ka magjepsur fansat me look-un e ri. Kengetarja Y kete radhe ka korrur sukses te jashtezakonshem me gjoksin, buzet dhe vithet e sapo bera. Kengetarja Z cmend fansat e saj…del ne skene pa mbathje. E shikoni se si e kane devijuar misionin e kenges dhe artit ne teresi?
Ja tani disa citime nga disa kenge qe qarkullojne per publikun shqiptar. Ju siguroj se nuk jane me banalet e mundshme. Ka edhe me keq. Nuk keni pare gje akoma.
(tekst kenge e Noizit)
“Jam i ftum dhe nje here si special i nates
Si pidh some prap n’krye t’rradhes
Me kapuç n`kry prap me 50 veta
Noizy e ndez skenen sikur me kercit barreta”
(kenge tjeter e noizit)
“Tash po ndroni stilin doni me u Bo si noizy,
Por une nuk e zgjodha mu ket rrug ma fali zoti,
Kurr nuk boj gjasme as nuk lypi shkaqe,
Une jam kanabis ndersa ti je manushaqe, ”
(Vini re se si vetelevdohet duke perdorur simbol kanabisin dhe se si e “fyen e tall” ate tjetrin duke e quajtur manushaqe.)
( tekst kenge nga Meda)
“Ti Oj Syn e Zi Hej Hej,
Kiss Kiss e Ki,
Ti o Jeta Jem Hej Hej,
Je Fiks Për Qejfin Tem
Ti Oj Syn e Zi Hej Hej,
Kiss Kiss e Ki,
Ti o Jeta Jem Hej Hej,
Je Fiks Për Qejfin Tem”
“Nafakli, Nafakli Unë Jam,
Po Me Ty, Veç Me Ty Fat Spo Kam
Nafakli, Nafakli M’Ka Bo Nona,
Po Me Ty, Veç Me Ty Rehat Su Bona ”
(tekst kenge Valon Biba)
“N’club te na, te na, te na,
Vjen te na, te na, te na,
Se dashni pa ty nuk ja, jo nuk ka, nuk ka, nuk ka”
(tekst kenge Lili Koli)
“Tona shoqet e tua kan ngju per mu
Im a badboy lov you kur je ktu me mu
Kan ngju per mu
Don me ride me mu
Don me ride me mu
Don me rode me mua (oooowooo)2x ”
(tekst kenge Tanar)
“Afrohu, afrohu
Baby mos ke frik vetem ti
Afrohu, afrohu
Veq me ty dua te jem ti
Afrohu, Afrohu
Baby mos ke frik vetem ti
Afrohu, Afrohu
Baby veq me ty dua”
(tekst i Ponit)
“Hajde, hajde, hajde
hajde mon amour
zgjate doren, zgjate
per ty jam ketu
je ai qe dua, n`zemer t`kam tatu
hajde, hajde mon a mon amour.
Zemer po vjen vera hajd te shkojm diku
si heret e tjera vetem ti dhe un
zemer po vjen vera hajd te shkoj diku
si heret e tjera shkojm ne Malibu.”
(vini re se cfare banaliteti. Me nje melodi kaq te mjere i drejtohet dhe frengjisht pale..Pa mare parasysh videoklipet ne teresi te cilat shenojne nje shkalle krejt te panjohur deri me sot te injorances, por videoklipet jane ceshtje mevete)
A nuk duhen ndaluar me ligj keto ndotje te frikshme estetike dhe morale?
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




