E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kërcënohet me jetë Albin Kurti, policia zbardh detajet
Bota

Kërcënohet me jetë Albin Kurti, policia zbardh detajet

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Kosovë ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me një kërcënim për eliminim fizik ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Autoritetet bëjnë me dije se janë ndërmarrë menjëherë veprime intensive hetimore, ndërsa nga verifikimet paraprake rezulton se postimi kërcënues është publikuar nga territori i Serbisë, konkretisht nga qyteti i Kraljevë.

Reagimi i plotë i Policisë së Kosovës:

“Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, më datë 08 maj 2026, ka pranuar në trajtim një informacion lidhur me një kanosje të adresuar ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, në rrjetet sociale nga profili i quajtur ‘Severna Brigada’, e njohur edhe si ‘Brigada e Veriut’ (organizatë e cila nga institucionet e Republikës së Kosovës është shpallur organizatë terroriste).

Në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, menjëherë janë ndërmarrë veprime intensive hetimore, me mbështetjen edhe të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike.

Nga hetimet e kryera është konstatuar se kanosja është publikuar përmes llogarisë facebook.com/severna.brigada.2025.

Bazuar në të dhënat e siguruara, postimi është bërë nga territori i Republikës së Serbisë, konkretisht nga qyteti i Kralevës në Republikën e Serbisë. Me këtë rast janë identifikuar IP-adresa e përdorur dhe të dhënat personale të përdorura gjatë regjistrimit.

Nga analizat e kryera nga njësitë kompetente janë identifikuar të dhëna shtesë që mund të ndihmojnë në hetimin intensiv të mëtejshëm nga Policia e Kosovës dhe PSRK”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.