Kërcënoi gjyqtaren, lihet në burg 39-vjeçari i arrestuar në ‘Komunën e Parisit’
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 39-vjeçarin Andri Leka i arrestuar dy ditë më parë në kryeqytet për kërcënimin e gjyqtares Anila Karanxha.
Gjyqtarja Anila Karanxha është pajisur me urdhër-mbrojtje. Mësohet se 39-vjeçari e kërcënonte gjyqtaren me letra dhe telefonata teksa policia dyshon se ka dhe persona të tjerë të përfshirë në kërcënime.
Andri Leka është arrestuar 3 ditë më parë në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



