E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kërcënoi gjyqtarët, shoqërohet në polici xhaxhai i Elvis Shkambit
Flash

Kërcënoi gjyqtarët, shoqërohet në polici xhaxhai i Elvis Shkambit

Policia e Shkodrës njofton se ka shoqëruar për veprime procedurale Gjovalin Shkambin, 49 vjeç, pas deklaratave kërcënuese ndaj gjyqtarëve të bëra në media lidhur me çështjen e nipit të tij, Elvis Shkambi, i dyshuar për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.

“Policia e Shkodrës shoqëroi në Drejtorinë Vendore të Policisë për veprime të mëtejshme procedurale shtetasin Gjovalin Shkambi 49 vjeç, për deklaratën kërcënuese ndaj gjyqtarëve të dhënë në media. Në përfundim të veprimeve do keni informacion të plotë,” njofton paraprakisht Policia e Shkodrës.

Në një komunikim për median, Shkambi ka paralajmëruar se çdo gjyqtar që do të dënojë nipin e tij “do të përballet me të njëjtën gjë” si gjyqtari i vrarë. Ai u shpreh:

“Ata që do të dënojnë atë do të përballen me të njëjtën gjë. Ata që do të dënojnë nipin do të përballen me plumba, sepse ka 13 vjet që i shkruajmë kryeministrit dhe gjithë qeverisë na i jepni pronën se e kemi blerë. Ai gjyqtari që do dënoj atë ka të njëjtën shpërblim, provat i dhamë.”

I pyetur nëse familja është e penduar për krimin, Shkambi tha: “Familjes së të ndjerit gjyqtar i kërkoj hallallin me kishë e xhami”. Megjithatë, ai ripërsëriti kërcënimin duke thënë se nuk i druhet hakmarrjes:

“Në mënyrë absolute nuk i druhem hakmarrjes, kemi nisur luftën. Kur të dënojnë atë djalë, në sallë të gjyqit me plumba do të gjykohet. Se më ka prerë në besë shteti. Ia kam blerë shtetit. Nuk ka gjyqtar që e dënon. Do t’i hanë plumbat sikur i hëngri Astrit Kalaja!”

Deklaratat e tij kanë shkaktuar shqetësim të madh publik dhe forcat e rendit kanë nisur procedurat për verifikimin dhe ndjekjen e rastit, ndërsa hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja vazhdojnë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.