Kërcënoi me jetë gjyqtarët, merret vendimi për Gjovalin Shkambin
Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” pa afat për Gjovalin Shkambin, i cili u ndalua disa ditë pas vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, për shkak të kërcënimeve të rënda që ka bërë në publik.
Sipas dosjes së prokurorisë, Gjovalin Shkambi ka deklaruar hapur se “do të vriten edhe gjyqtarë të tjerë nëse dënohet nipi i tij, Elvis Shkambi”, i cili është autori i dyshuar i ekzekutimit të gjyqtarit Kalaja, brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit në Tiranë.
Kërcënimi u konsiderua serioz dhe i rrezikshëm për rendin dhe sigurinë publike, ndaj gjykata vendosi arrest me burg pa afat, duke marrë parasysh rrezikun e përsëritjes së veprës dhe ndikimin në proceset hetimore që po vijojnë.
Përveç Elvis Shkëmbit, në këtë çështje është arrestuar edhe Gjon Shkambi, xhaxhai i autorit, i dyshuar si bashkëpunëtor në atentatin ndaj gjyqtarit Kalaja, duke e bërë ngjarjen një prej atyre që ka tronditur më shumë sistemin e drejtësisë në Shqipëri vitet e fundit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



