E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kërcënoi se do vrasë veten me kallash, flasin prindërit e 31-vjeçarit: Eltoni donte të shihte vajzën, që ia mori nusja
Publik News

Kërcënoi se do vrasë veten me kallash, flasin prindërit e 31-vjeçarit: Eltoni donte të shihte vajzën, që ia mori nusja

Mbrëmjen e djeshme një ngjarje e rëndë ka nodhur në Fier, ku një 31-vjeçar kërcënoi se do të vetëvritej me kallash.

Rreth kësaj ngjarje të rëndë kanë folur edhe prindërit e 31-vjeçarit.

Prindërit e Elton Metës, Bashkim Meta dhe Sabire Meta, janë shprehur se djali kishte kaluar në depresion pasi nusja ishte larguar nga shtëpia dhe kishte marrë vajzën e vogël dhe nuk e lejonte që ta shihte.

Ndërkohë prindërit e Eltonit hedhin dyshime edhe se bashkëshortja e djalit, nusja e tyre fliste me dikë në telefon, çka mund të jetë shkak edhe i gjestit ekstrem të Eltonit.

Prindërit janë shprehur se çifti kishte probleme prej kohësh dhe se shkak ishte bërë xhelozia.

“Ata herë ia kalonin mirë dhe herë keq, vajza 2- 3 herë i kishte treguar edhe thikën. Ajo ishte e vogël dhe ne e mbronin. Edhe pse fajin e kishte nusja, unë i flisja djalit që të ulej dhe rregullonte gjërat. Një ditë erdhi e mori vëllai dhe iku, kishte shkuar për të marrë urdhër mbrojtje në polici, ne nuk dinim gjë. vajza trajtohej mirë dhe djali nuk e prekte me dorë, unë mbrëmë e mora vesh  që kishte urdhër mbrojtje. Ziheshin për punë xhelozia, nusja thjeshtë se djali kishte dashnore. Djali u fut në depresion donte vetëm të shinte vajzën, ajo nuk e linte. E pashë djalin që ishte në depresion, erdhi policia më tha hajde e qetësojmë se ka shkuar e shtëpia e nusen dhe ka qëlluar në ajër. Ai kërkonte vetëm vajzën e vogël ta shinte.”, tha i ati për ‘reporttv’.

Ndërsa e ëma e Eltonit, Sabire Meta tha se nusja prek kohësh fliste në telefon me dikë, që mund të jetë bërë dhe shkak i sherrit mes tyre.

“Nusja kishte bërë shumë gjëra të këqija dhe ia thash. Ajo kishte kohë që fliste në telefon dhe nuk më tregonte. Veprimi i djalit nuk është i mirë, por ishte në depresion, nuk di çtë them”, tha e ëma.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.