Kërcet arma mes kushërinjve në Korçë, një i plagosur
Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Korçës, ku një konflikt mes të afërmve ka pasuar me përdorimin e armës së zjarrit. Incidenti ka ndodhur përgjatë unazës së qytetit, brenda një automjeti ku ndodheshin së bashku autori dhe i dëmtuari.
Sipas informacioneve paraprake, Nikolin Tarusha ka nxjerrë armën e zjarrit duke qëlluar drejt kushëririt të tij, Dhimitër Shaka. Si pasojë e të shtënave, Shaka ka marrë lëndime në pjesën e këmbës. Ai është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Korçës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë së Shtetit kanë rrethuar zonën e incidentit dhe kanë ngritur pika të shumta kontrolli në hyjje-daljet e qytetit për të bërë të mundur kapjen e autorit. Ndërkohë, grupi hetimor po punon në vendngjarje për të rindërtuar dinamikën e plotë të përplasjes dhe për të zbardhur motivet që çuan në plagosjen e të riut.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



