Kërcet sherri me grushta në Velipojë, raportohet edhe për të shtëna
Një incident me armë zjarri është regjistruar në Velipojë, ku një person ka qëlluar në ajër pas një konflikti fizik mes disa shtetasve.
Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, disa persona janë përfshirë fillimisht në një përplasje fizike, duke u goditur me grushte. Si pasojë e konfliktit, një prej tyre ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar drejt spitalit rajonal të Shkodrës, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Situata është përshkallëzuar më tej, kur gjatë konfliktit një shtetas ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të paditur.
Burime nga policia bëjnë me dije se janë identifikuar personat e përfshirë në konflikt, ndërsa vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e autorit që përdori armën e zjarrit.
Grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që shkaqet e konfliktit mbeten ende të paqarta.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



