E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Kërcet’ thika në Fier, xhaxhai plagos nipin
Lajme

‘Kërcet’ thika në Fier, xhaxhai plagos nipin

Një incident i rëndë ka tronditur qytetin e Fierit, ku një konflikt familjar ka përfunduar në dhunë fizike. Një 71-vjeçar dyshohet se ka plagosur me thikë nipin e tij, djalin e vëllait, pas një përplasjeje që paraprakisht mendohet të ketë ndodhur për arsye të parëndësishme.

Ngjarja ka ndodhur në banesë, ndërsa i plagosuri, 50 vjeç, ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Fatmirësisht, sipas burimeve, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas sinjalizimit, shërbimet e policisë kanë ndërhyrë duke vënë në pranga autorin e dyshuar. Gjatë kontrollit në banesën e tij, uniformat blu kanë gjetur dhe sekuestruar edhe një sasi fishekësh, të cilët do të shërbejnë si provë materiale në hetim.

Autoritetet bëjnë me dije se hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, ndërsa pritet që materialet procedurale t’i kalojnë organit të prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.