E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kërkesa në Gjykatën Kushtetuese, për deligjimitetin e zgjedhjeve të 30 qershorit
Politikë

Kërkesa në Gjykatën Kushtetuese, për deligjimitetin e zgjedhjeve të 30 qershorit

Voltana Ademi ka publikuar sot të plotë, kërkesën që i ka dërguar Gjykatës Kushtetuese, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, në lidhje me deligjimitetin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

“Si kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, me 17 korrik 2019, kam depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë lidhur me procesin e 30 qershorit.

Konkretisht, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë ka kërkuar:

1. Konstatimin antikueshtetues të zgjedhshmërisë/ procesit zgjedhor të zhvilluar me 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe antarëve të këshillave bashkiakë dhe si rrjedhojë, konstatimin antikueshtetues të zgjedhjes së antarëve të këtyre organeve;

2. Verifikimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019 në përputhje me gërmën d të nenit 131 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Ne e dimë se sot Gjykata Kushtetuese është jofunksionale, por duke besuar tek drejtësia dhe duke marrë parasysh edhe sugjerimet e faktorit ndërkombëtar, ne jemi të vendosur të vazhdojmë reagimin tonë institucional përmes rrugëve kushtetuese dhe ligjore.

Më poshtë gjeni të plotë kerkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë”, shkruan Ademi ndërkohë që e shoqëron këtë prononcim me gjithë letrën e gjatë të argumentave për Gjykatën Kushtetuese.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.