E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kërkesa për azil politik në Greqi, Gjykata e Janinës jep vendimin për shumë të kërkuarin Laert Haxhiu
Lajme

Kërkesa për azil politik në Greqi, Gjykata e Janinës jep vendimin për shumë të kërkuarin Laert Haxhiu

Gjykata e Janinës ka refuzuar kërkesën e Laert Haxhiut për azil politik në Greqi. Lajmi  bëhet publik prej burimeve lokale, të cilat i thanë se i akuzuari Laert Haxhiu pasi iu refuzua kërkesa për azil, u dërgua nën masa të rrepta sigurie në burgun e Korridhalos, ku do të mbahet deri në vlerësimin përfundimtar të kërkesës së tij për azil nga Gjykata e Lartë Greke.

Ky vendim pritet të merret brenda një afati jo më shumë se 90 ditë.

Burime konfidenciale nga gjykata e Janinës thanë se mbrojtja e Haxhiut kishte argument bazë në kërkesën për azil  publikimet në media se atij i rrezikohet jeta prej bandave  rivale në Shqipëri, por njëkohësisht Laert Haxhiu rrezikohet edhe “prej regjimit  të kryeministrit Rama pasi sipas mbrojtjes të tij, Haxhiu rrezikon edhe për ndjenjat e tija filo greke të përndiqet prej regjimit të Ramës pasi atje filo grekët dhe minoritarët përndiqen, duke referuar rastin e kryetarit të zgjedhur të bashkisë Himarë, si rast flagrant të persekutimit të vorioepirotëve”,siç u shpreh mbrojtja  përballë trupit gjykues.

Vlen të përmendet se Lart Haxhiu përfaqësohet prej së njëjtës zyrë avokatie që ka përfaqësuar pothuaj të gjithë personat me precedentë penalë që kanë përfituar azil politik në Greqi këto vitet e fundit në Greqi.

Siç dihet nga publikimet e vendimeve të gjykatës së lartë greke ,këta persona kanë fituar azilin në Greqi, pikërisht prej ndjenjave të tyre filogreke dhe kërcënimeve të regjimit anti grek në Shqipëri.

Në të gjitha rastet dëshmitarë në gjyqet që vendosej azili për këta persona, dalin eksponentë të lartë drejtues së një shoqate që merr në mbrojtje minoritetin Grek në Shqipëri, si dhe një zyrtare e lartë e shtetit Shqiptar e cila udhëton enkas për të dëshmuar në Gjykatën e Lartë Greke pro çdo rasti kërkese azili që pikërisht zyra në fjalë merr përsipër.

Gjithashtu, mësohet se ende nuk ka mbërritur në Athinë dosja e përkthyer me provat dhe dëshmitë që e lidhin Haxhiun me një seri krimesh në Shqipëri dhe dy vrasje të kryera në Greqi, cka me shumë gjasa do ti mundësojnë atij lirinë brenda pak muajve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.