E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kërkesa për fatin e Vis Martinajt, avokati i familjes së tij zbulon prapaskenat
Flash

Kërkesa për fatin e Vis Martinajt, avokati i familjes së tij zbulon prapaskenat

Pas tre vitesh pa asnjë shenjë nga Ervis Martinaj, familjarët e tij kanë paraqitur në gjykatë kërkesën për ta shpallur zyrtarisht të zhdukur. Edhe pse ky është një hap formal ligjor, enigma mbi fatin e tij mbetet ende e pazbardhur.

Në një intervistë për emisionin “Në kohë reale”, avokati i familjes, që më herët ka qenë edhe mbrojtësi ligjor i vetë Martinajt, deklaroi se deri më sot nuk ekziston asnjë provë apo informacion që të tregojë nëse ai është gjallë apo jo.

Sipas tij, familja ka ruajtur besimin tek institucionet shtetërore dhe premtimet për gjetjen e së vërtetës, duke pritur që autoritetet të sillnin një përgjigje përfundimtare.

“Nuk kam asnjë të dhënë që mund të tregojë nëse ai jeton apo jo. Familjarët nuk kanë kryer hetime të tyre, pasi u kanë besuar autoriteteve. Ka pasur herë pas here sinjale të paverifikuara, por shteti duhej të kishte bërë më shumë për të sqaruar fatin e tij,” tha avokati.

I pyetur lidhur me qëllimin e kërkesës në gjykatë, ai sqaroi se ajo nuk ka të bëjë me pasurinë e Martinajt, por me procedura të nevojshme për jetën e përditshme të familjes.

“Ky proces nuk lidhet aspak me administrimin apo ndarjen e pasurisë. Thjesht përcaktohet një kujdestar ligjor që kujdeset për pasurinë në mungesë të vendimit përfundimtar. Familja nuk ka asnjë interes financiar në këtë fazë, kërkesa është bërë për të lehtësuar disa veprime familjare, si për shembull dokumentacionin e fëmijëve. Është një hap thjesht formal,” sqaroi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.