E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kërkohej  i biri, arrestohet babai  për armëmbajtje pa leje
Flash

Kërkohej i biri, arrestohet babai për armëmbajtje pa leje

Policia ka kontrolluar banesën e 32-vjeçarit Fatbardh Dervishi i shpallur në kërkim, me masë sigurie “Arrest në burg”, në mungesë, për plagosje të rendë me dashje dhe armëmbajtje pa leje. Pas kontrollit, është vënë në pranga babai i 32-vjeçarit Ramazan Dervishi, për armëmbajtje pa leje.

Njoftimi i Policisë

Durrës/Vijojnë kontrollet për kapjen e personave në kërkim dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje.

Në kuadër të operacionit “Sukthi’, Policia ushtroi kontroll në banesën e 32-vjeçarit të shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit në banesën e 32-vjeçarit, Policia gjen dhe sekuestron një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Vihet në pranga babai i 32-vjeçarit, për armëmbajtje pa leje.

Vijojnë kontrollet për kapjen e 32-vjeçarit.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër të operacionit të koduar “Sukthi”, ushtruan kontroll në banesën e 32-vjeçarit F. D., i shpallur në kërkim, me masë sigurie “Arrest në burg”, në mungesë, për plagosje të rendë me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe dy krehra pistolete me 18 fishekë luftarak, ndërsa 32-vjeçari nuk është gjetur në banesë.

Vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e 32-vjeçarit F. D.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.