Kërkuan drejtimin e SPAK, historitë e frikshme të dy prokurorëve
“Adnan Xholit i morën vajzën peng, Laert Haxhiu do vriste Doloreza Musabelliun”
Gazetarja Anila Hoxha komentoi mbrëmë zgjedhjen e Klodian Brahos në krye të SPAK, duke theksuar se drejtuesi i këtij institucioni vepron si menaxher dhe “rrufepritës”, ndërsa çështjet ndiqen nga prokurorët e tjerë, të cilët sipas saj duhet trajtuar me respekt dhe dinjitet.
Hoxha solli në vëmendje edhe dy raste të rëndësishme: kërcënimin ndaj prokurorit Adnan Xholi përmes vajzës së tij dhe deklaratat e Laert Haxhiut, i cili kishte kërcënuar se do të vrasë prokuroren Doloreza Musabelliu.
“SPAK nuk drejtohet vetëm nga një person. Puna drejtohet nga 20 prokurorë, – tha Hoxha. – Kryeprokurori i SPAK është menaxheri, rrufepritësi, sidomos në rastet me ndikim politik apo ndërkombëtar. Koston e mban prokurori i çështjes në fund të ditës. Prokurorët sot duhet të trajtohen me dinjitet. Të tre e dinin kush do të fitonte. Braho e meritonte. Edhe ndërkombëtarët votuan.”
Gazetarja tregoi më tej në emisionin “Top Story”, për kërcënimet e pësuara nga prokurorët:
-
Adnan Xholi: “I morën vajzën peng nga grupi i organizuar, i thanë të telefononte babain dhe e kërcënuan përmes saj. Këto janë të dokumentuara në dosje.”
-
Doloreza Musabelliu: “Jeton me kufizime. Laert Haxhiu e përmendte në dosje që do ta vrasim. Këto janë vlera reale për të kuptuar rreziqet me të cilat përballen prokurorët.”
Hoxha përmendi edhe se çështjet e Elbasanit janë trajtuar nga prokurori Elvin Gokaj, dhe theksoi se të gjithë prokurorët e dinin kush do të fitonte kur hynë në KLP, duke e bërë të qartë se zgjedhja e Brahos ishte e merituar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




