KESH, 140 milionë lekë tender për evente dhe kurim imazhi
Ja ku shkojnë lekët e shqiptarëve dhe si i përdorin Korporatat, si ajo e prodhimit të energjisë në Shqipëri, KESH.
Sipas të dhënave zyrtare mësohet se drejtori i famshëm i KESH, zyrtari i të gjitha pushteteve, ish-kandidati i Berishës për Shkodrën dhe më pas Tiranën, Benet Beci, së fundi përdor lekët e shqiptarëve për “qyfyret” e tij.
Në dy vitet e fundit situata hidrike në Shqipëri është si mos më keq. KESH është në një krizë borxhesh të thellë, ndërkohë që Beneti i gjithë pushteteve hap tender 141 milionë lekë, për “qyfyret” e tij.

Sipas të dhënave zyrtare, të publikuara nga vetë KESH, kjo shumë parash do të përdoret në funksion të rritjes së imazhit dhe organizimi i eventeve të KESH.
Nuk dihet se kush do të këndojë në këto evente, Sinani apo Bujar Qamili, por një gjë është e sigurtë, vallen do ta heqë Benet Beci.
Mësohet se tenderi është hapur në datën 16 shtator 2020, dhe data e mbylljes së tenderit është 9 tetor.
Nuk na ngelet gjë tjetër, vecse të presim datën 9 tetor mbylljen e këtij tenderi. Ndoshta të shpresojmë se në eventet e Benetit do të ketë edhe ndonjë aktor të “Portokallisë” apo të “Klanifornia”, “Al Pazar”, e të tjerë, të cilët në funksion të eventeve mund të bëjnë edhe qyfyret për Benetin, të plotësohet argëtimi I tij në krye të këtij institucioni, ku qëndron prej janarit të vitit 2019 , pasi qëndroi si drejtor i FSHZH-së, (Fondi Shqiptar i Zhvillimit), nga viti 2005 deri në vitin 2019, kur u emërua në krye të KESH./ cna.al
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



