E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Këshilla PR-i për fillestarët!
Flash

Këshilla PR-i për fillestarët!

Mentor Kikia

 

Kur dilni në “terren” (çfarë fjalë e bukur kjo), mos vishni rrobat më të mira e më të shtrenjta që keni, sepse do të takoheni me qytetarët e thjeshtë.
Kur bëni foto me njerëzit e thjeshtë dhe hallexhinj, mos qeshni nëse nuk keni të bëni me një moment të gëzueshëm e festiv.
Nëse bëhet fjalë për situata si përmbytje, thatësira, zjarre etj., bëni si të mërzitur, ngrysuni pak, kafshoni buzën, bëni si të dëshpëruar, sikur vërtet po e përjetoni atë që ka ndodhur.
Nëse do të bëni ndonjë punë sa për foto, mos dilni me atlete të pastra e rroba pa pikë balte. Behuni pak pis, por jo shumë që të mos bini në sy. Dhe kur të kapni lopatën, duhet të keni para ndonjë pirg dheu, jo kot sa për formë.
Kur dikush është duke punuar, të tjerët që rrinë në këmbë duhet ta këshillojnë atë që punon se çfarë duhet të bëjë, si duhet ta bëjë, etj., që të mos duket sikur ata nuk po bëjnë asgjë.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.