Këshilli i Sigurisë pa Skënder Hitën, zbulohet cila ishte arsyeja
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare ra në sy mungesa e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita.
Megjithatë, mungesa e tij në këtë takim ka një shpjegim. Sipas raportimeve, Hita ndodhet aktualisht në Hagë, në Holandë, në kuadër të një vizite të planifikuar më herët.
Gjatë qëndrimit në Hagë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit po zhvillon takime me drejtues të strukturave policore të vendeve të Bashkimit Europian.
Në fokus të takimeve janë platformat e bashkëpunimit policor, shkëmbimi i informacionit dhe koordinimi mes strukturave europiane në luftën kundër krimit të organizuar.
Deri më tani, Policia e Shtetit nuk ka bërë publik një njoftim zyrtar lidhur me vizitën e Skënder Hitës në Hagë dhe axhendën e tij atje.
Megjithatë, pritet që institucioni të japë më shumë detaje për vizitën dhe takimet e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në ditët në vijim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



