E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Këta që vijnë për t’marrë ndonjë lek” / Shpërthen Andi Bushati: Ai që i ngriti gishtin shqiptarëve…
Lajme

“Këta që vijnë për t’marrë ndonjë lek” / Shpërthen Andi Bushati: Ai që i ngriti gishtin shqiptarëve…

Në studion e Open  mbrëmjen e sotme, analistët diskutuan për prishjen e marrëdhënieve të Presidentit Ilir Meta me ambasadorët e huaj, kryesisht atë amerikane, Yuri Kim.

Gazetari Dritan Hila e quajti gafën më të madhe këtë që bëri Presidenti përpos gjuhës së dhunës që ai ka përmendur herë pas here.

“Është sjellë në mënyrë të papërgjegjshme me ambasadoren amerikane. Është më e rëndë se thirrja për dhunë.

Kjo prishje e marrëdhënies diplomatike është gafa më e madhe që ka bërë ky fushatën e zgjedhjeve,” tha Hila.

Por ndryshe u shpreh gazetari Andi Bushati, i cili tha se nuk i duhet dhënë ndonjë rëndësi e madhe ambasadorëve.

Ai madje ngriti gishtin e mesit për të treguar rastin e ambasadorit të OSBE-së, Bernd Borchardt i cili bëri një gjest të ulët ndaj banorëve të “Unazës së Re” gjatë vizitës së tij.

“Se edhe këta birbot që vijnë këtu sa për të marrë ndonjë lek, si ai që i ngriti gishtin shqiptarëve, nuk duhen pritur mirë,” tha Bushati.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.