Këtë Komb do ta shpëtojmë vetëm me dije, intelekt dhe me tru!
Të nderuar mësues dhe mësuese!
Prindërit po ju dorëzojnë më të shtrenjtët e zemrave, fëmijët e tyre. Ata janë miniera të rëndësishme, janë pasuria më e madhe e prindërve të tyre, janë pasuria më e madhe e Kombit. E ardhmja e Atdheut do të flasë me gjuhën e tyre. Tregohuni me ta te kujdesshem. Silluni me ta bute. Trajtoni me kujdes psikologjite, shpirterat dhe mendjet e tyre te brishta. Mbushini ato enë te pastra me dije, dashuri, miresi e dhembshuri. Prej tyre ka dhjetera talente që ngjajne me zbulimet arkeologjike. Trajtojini ato me kujdes. Zbulimet e lashtesise kushtojne miliona euro e dollarë kur nxirren e pastrohen me kujdes, dhe nuk kushtojne asgje po i nxorret shkujdesur me kazem e lopate. Femijet jane miniera te pasura ari. Nxirrni floririn prej tyre, sepse po nuk e bëtë, kane per t’u shitur kur te rriten per skrap. Urimet me te perzemerta per vogelushet qe shkojne per here te pare ne shkolle. Zoti ua ndriçofte mendjet dhe zemrat e tyre me dituri.
Këtë Komb do ta shpëtojmë vetëm me dije, intelekt dhe me tru! 🇦🇱
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



