E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Këto janë 11 komunat italiane që coronavirusi i ka kthyer në karantinë
Publik News

Këto janë 11 komunat italiane që coronavirusi i ka kthyer në karantinë

Janë të paktën 11 komuna kryesisht në rajonet e Lombardisë dhe Venetos, në veri të Italisë, ku po merren masa të forta dhe të jashtëzakonshme për shkak të coronavirusit. Në këto komuna janë identifikuar rastet e personave të infektuar me virusin vdekjeprurës, numri total i të cilëve ka arritur në 79.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte lajmëroi marrjen e disa masave siç janë mbyllja e shkollave apo anulimi i çdo aktiviteti sportiv dhe kulturor në komunat e prekura nga virusi. Gjithashtu është kufizuar hyrja dhe dalja në këto zona, ndërkohë që njerëzve u është kërkuar që të shmangin lëvizjet.

Komunat ku janë marrë masat e forta:

Vò Euganeo,

Codogno,

Castiglione d’Adda,

Casalpusterlengo,

Fombio,

Maleo,

Somaglia,

Bertonico,

Terranova dei Passerini,

Castelgerundo,

San Fiorano.

Masat

– ndalimi i largimit të personave nga zonat e komunat e infektuara.

– ndalimi i manifestimeve, eventeve e grumbullime publike dhe private.

– ndalimi i shërbimit parashkollor.

– mbyllja e shkollave dhe e eksursioneve shkollore.

– pezullimi i hapjes së muzeve për publikun.

-pezullimi i punës për disa lloje biznesi.

-mbyllja e disa aktiviteteve tregtare.

‘Shpërthimi’ i coronavirusit në Itali erdhi nga qyteti i vogël i Codogno-s, në juglindje të Milanos, ku i identifikua pacienti i parë, një 38 vjeçar i cili ndodhet tashmë në gjendje të qëndrueshme.

2.461 viktima janë shënuar në të gjithë botën për shkak të coronavirusit, shumica prej tyre në Kinë, ndërsa dy viktima u regjistruan dje në Itali. Numri i të infektuarve ka arritur në 78.766.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.