E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kisha Katolike skandali /301 priftërinj në akte pedofilie dhe pornografi me të mitur
Bota

Kisha Katolike skandali /301 priftërinj në akte pedofilie dhe pornografi me të mitur

I mbushnin gojët e viktimave të tyre me “ujë të bekuar”,ndërsa një prej tyre e kanë bërë që të pozojë si Jezusi:  Raporti hedh dritë mbi 301 priftërinj të akuzuar për abuzimin seksual të 1000 fëmijëve.

Rreth 300 priftërinj të Kishës Katolike në Pensilvani kanë abuzuar seksualisht më shumë se 1000 fëmijë. Ky skandal është mbajtur i fshehtë nga Kryepeshkopi i Washington-it, i cili vazhdimisht e ka mbuluar abuzimin.,

Dje në Gjykatë teksa analizohej çështja kanë dalë në dritë detaje të tmerrshme të abuzimeve. Priftërinjët i mbushnin gojët e fëmijëve me ujë të bekuar për t’i “pastruar” pasi i kishin detyruar ata që to bënin seks oral. Ndërsa në një nga rastet fëmija është detyruar që të pozojë si Jezusi, teksa prifti i bëntë foto pornografike.

Raporti është i gjatë rreth 800 faqe dhe flet për 300 priftërinj të ndarë në 6 dioqeza, ku abuzonin fëmijët. Këta të fundit ishin të detyruar nga priftërinjtë edhe që të prodhonin material pornografik, duke filluar që nga mesi i viteve 1950.

 

Numri real i fëmijëve të abuzuar mund të kalojë të 1000-tat, por ende nuk dihet, duke qene se kjo çështje është mbajtur në hije prej shumë kohësh dhe viktimat kanë pasur frikë që të flasin.
Sipas raportit shumica e viktimave janë djem. Ndërsa kisha e ka mbuluar abuzimin duke e konsideruar thjesht si “lojë fëmijësh.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.