E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kishte paralajmëruar Donald Lu: Policia kap  dy peshkaqenë të mëdhenj
Lajme

Kishte paralajmëruar Donald Lu: Policia kap dy peshkaqenë të mëdhenj

Sot në pikën kufitare Morinë ra në rrjetën e policisë superkriminelja e rrezikshme 50-vjeçarja Fiqirije Nezaj që sipas policisë ishte person i shpallur në kërkim.

Ajo  akuzohet për kundërshtim të forcave policisë gjatë protestës së 18 dhjetorit përpara parlamentit kur brenda tij po zgjidhej kryeprokurorja e përkohshme.

Nderkohë vetëm para 2 ditësh ra në grepin e policisë një kriminel shumë i rrezikshëm ish-sheshi i FNSH, Osman Levanaku, në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës, pasi rezultonte person në kërkim, edhe ai për shkak të protestës.

Ai po udhëtonte drejt Strugës me familjen e tij, ku kishte prenotuar për të festuar natën e ndërrimit të viteve. Ka reaguar menjëherë me një deklaratë për shtyp zyra e shtypit e Ambasadës Amerikane në Tiranë, duke përshëndetur aksionin shumë të rëndësishëm të policisë. Vetë ambasadori Lu gjatë  operacionit të policisë  ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Kryetarin e Parlamentit zoti Ruci duke i dhënë të gjithë përkrahjen e pakursyer në luftën kundër korrupsionit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.